Chelsea fiton çmimin e klubit më të mirë në botë
Sport

Chelsea fiton çmimin e klubit më të mirë në botë

Chelsea ka fituar çmimin e klubit më të mirë në botë. Siç u raportua nga “France Football”, çmimi i klubit më të mirë në botë dhurohet për klubin që ka më së shumti lojtarë në garë për Topin e Artë.

Chelsea kishte më së shumti lojtarë, me 11 të nominuar, pas një suksesi ku fituan Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Jorginho u rendit në pozitën e tretë në garë për Topin e Artë, derisa bashkëlojtari N’Golo Kante zuri pozitën e pestë.