Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere
Sharr Travel

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.

Rendi  i  ditës:

 

1.     Miratimi i rendit të ditës;

2.     Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërore për vitin 2019-2020;

3.     Shqyrtimi i Raportit me Amendamente i Komisionit Funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Projektligjin nr.08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit;

4.     Shqyrtimi i Raportit me Amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin nr.08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtrishme;

5.     Formimi i grupeve punuese lidhur me Projektligjin nr.08/L-066 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;

6.     Të ndryshme.
Vendi: C203 Koha: 09:00 


MË SHUME NGA Aktuale