Ronaldo dhe Drogba dalin me të mbathura, salla shkrihet së qeshuri
Sharr Travel

Ronaldo dhe Drogba dalin me të mbathura, salla shkrihet së qeshuri

Çmimi i parë që u dha në ceremoninë e Topit të Artë ishte ai i ‘’Lojtarit të ri më të mirë’’ dhe për të dhënë trofeun e fituar nga Pedri, u ftua ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Fabio Cannavaro.

Në momentin që Cannavaro u ngjit në skenë, në ekran u shfaq një foto e vjetër kopertine ku ish-mbrojtësi shfaqej si “star” i kohës.

Por nuk vonoi, dhe prezantuesja e emisonit surprizoi Drogban, duke i shfaqur një foto kopertine të ish-sulmuesit të Chelseat me Ronaldo ku të dy shfaqeshin me të mbathura.

Ky moment shkaktoi të qeshura të shumta në sallë, ky Mbappe nuk u përmbajt. Por nuk përfundoi këtu, pasi Drogba e mbylli me një deklaratë epike duke u shprehur: “Vetëm për këtë foto meritoj Topin e Artë”.