11:17 / 30.11.2021
Anulohet mbledhja e Kryesisë
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është anuluar, thuhet në komunikatën e Drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun të Kuvendit.
Në komunikatë nuk jepet arsyeja e anulimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila duhej të fillonte në orën 11:00.























