Marrja e vitaminave
Sharr Travel

Marrja e vitaminave

Nëse jeni duke pirë vitamina dhe suplemente mineralesh për të përmirësuar shëndetin tuaj, mund të keni pyetur veten: “A ka një orar të përshtatshëm për të pirë vitaminat?”

Përgjigja varet pak nga lloji i vitaminës ose mineralit që po merrni — dhe gjithashtu nëse merrni ndonjë medikament me recetë (sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj përpara se të filloni një vitaminë ose suplement).

Ju mund të pini multivitamina dhe vitamina individuale të tretshme në ujë, si grupi B, në çdo orë, me ose pa ushqim, kështu që marrja e tyre esëll, si gjëja e parë që bëni në mëngjes, mund t’ju ndihmojë të krijoni zakonin e marrjes së tyre rregullisht.

Pini vitamina individuale si A dhe E mbas ushqimit, si për shembull në darkë, për të ndihmuar trupin tuaj të absorbojë vitaminën dhe për të shmangur shqetësimin që këto vitamina mund të shkaktojnë kur merren me stomakun bosh.

Nëse merrni ilaçe tensioni, ilaçe për tiroide ose antibiotikë, pyesni mjekun nëse është ë nevojshmë distance kohore midis ilaçeve dhe vitaminave për të shmangur çdo ndërveprim.

Nëse jeni duke marrë një multivitaminë dhe suplemente individuale, si kalciumi, ndani ato për disa orë në mënyrë që trupi juaj t’i absorbojë plotësisht.

Bisedoni me mjekun tuaj për të parë nëse vërtet keni nevojë të merrni suplemente vitaminash ose mineralesh.

Nuk ka asnjë provë shkencore që vërteton se këto produkte zgjasin jetën; në fakt, marrja e tepërt e disa vitaminave mund t’ju bëjë shumë të sëmurë. Shumica e të rriturve nuk kanë nevojë të marrin suplemente nëse nuk kanë mangësi në një lëndë ushqyese të veçantë, si kalciumi.

Në këto raste, së pari duhet të përpiqeni të merrni më shumë lëndë ushqyese nga burimet ushqimore. Por nëse kjo është e vështirë, si në rastin e vitaminës D, atëherë marrja e një suplementi mund të jetë e përshtatshme.

Informacioni mbi orën ditore për të marrë suplementet me vitamina dhe minerale mund t’ju ndihmojë të maksimizoni efektivitetin e tyre — dhe të shmangni ndërveprimet e rrezikshme me çdo medikament me recetë që merrni.