Guximi për t’i dalë ballë shpikjeve njerëzore
Sharr Travel

Guximi për t’i dalë ballë shpikjeve njerëzore

Ballsor Hoxha

“njeriu, sipas natyrës është kafshë politike!”

ky është përkufizimi I Aristotelit, dhe gjendet në internet kudo. A fitoi qytetari Përparim Rama, arkitekt e urbanist? Apo fitoi LDK bashkë me Vetëvendosjen? A ishte Rama njeriu, mbi politikën, apo ai është edhe ‘kafshë’, ‘kafshë politike?

Shih, në Prishtinë, ndodhin gjëra tejet, rrënjësisht, tejet të paparashikueshme. Të pakontrollueshme, të paparamendueshme. Apo, le ta shohim këtë, edhe përmes fenomenit të qeverisë së Fan Nolit. A nuk ishte ajo fenomen, tej oqeanik, tej kontinental, tej stadit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore në aktualitetin e shpërfaqjes së tij? Pastaj, edhe Enver Hoxha me tiraninë e tij. Pastaj edhe Ibrahim Rugova, dhe aq më shumë flijimi i Jasharajve. Ku kanë ndodhur këto fenomene diku tjetër, diku në botë, më herët në aktualitetin e shoqërive njerëzore, apo ku janë duke ndodhur, apo edhe ku do të ndodhin?

Pastaj, shih, fenomeni i Vetëvendosjes Kosovare (duke mos injoruar edhe atë të Lenin), dhe përçarjes së solidaritetit të UN – MIK, EU, dhe vetë VV. A nuk janë fenomene rrënjësisht të paparashikueshme, të pakontrollueshme dhe të paparamendueshme?

Prandaj, duke marrë parasysh këto fenomene gjigante përbrenda shoqërisë dhe shoqërive shqiptare, mund të gjejmë kurajo për të shikuar ballë për ballë fenomenin më të ri, në njerëzim, apo edhe vetëm mund ta shohim si mundësi e ngadhënjimit të njeriut mbi politikën!! Në histori dhe në kaluarën!!

Çmendurinë përfshirë në këtë mes, posaçërisht atë shqiptare, dhe ballkanase, shpresa dhe ngadhënjimi mbi shpikjet e njerëzimit siç është ‘politika’ janë krejtësisht prezente. Në mesin tonë dhe në mesin e tërë njerëzimit! Është fakt, me Përparimin që -kaloi prej një djaloshi tejet të popullarizuar në Prishtinë, në klubet gjigante të Londrës, në universitete e tij, e deri tek edhe çmimet e menduara për arritjet në fushën e punës së tij, është fakt, i pamohueshëm, ai nuk është politikan. Sigurisht, brenda kaleidoskopit të trendit më të ri në shoqërinë tonë të dezintegrimit të prezencës në një vetëdije me faj, dhe fajësuese të çdo gjëje, me armën e saj – akuzën për korrupsion - Rama është edhe politikan. Apo ka një rrezik që të politizohet (lexo: gllabërphet nga kjo kafshë!) deri në të – korruptuar – sido që të jetë e mundshme, vetëm që të kemi ‘profetin’, e ky i -kaluar në zëdhënës dhe qëmtues,  të anktheve tona.

Por, shih, politika, ka një burim! Ankthin nga dhembja e Të Kuptuarit, ankthin nga dhembja e të gjeturit të një rrugëdaljeje. Por, politika, apo kafsha njeri (a nuk është ky paradoks!!), nëse njeriu është kafshë, apo nëse politika është kafsha jonë, nuk ka guxim të gjej një guxim për të parë prenë e saj! Prenë që po e gllabëron (për dallim prej =anterës, p.sh.). Sigurisht, përfshirë këtu edhe çmendurinë e guximit, a nuk është kjo pre, pikërisht pre, e jona, ne vetë përballë vetë neve, kafhs që jemi e kafsha që kemi gllabëruar, Ngjanë e komplikuar (përfshirë edhe çmendurinë), por ka një dallim mes kafshës politikë, dhe njeriut kafshë të politikës!!

Pra derisa Aristoteli e sheh atë që njeriu e quan ‘Politikë’ si nevojë për ndër-shkëmbim, njeriu e përkthen atë në mundësi për të ndarë, veçuar dhe pronësuar!

Atëherë, ne mund ta shohim, Ramën, dhe Prishtinën e kësaj udhe të vullnetit të qytetarëve të saj, ndërmjet fenomeneve të lartcekura, gjigante dhe rrënjësisht të guximshme, përfshirë edhe çmendurinë shqiptare e ballkanase, si edhe një fenomen gjigant. Por, kafsha ‘politikë’ mund ta shohë këtë ndryshe!! Është tejet e thjeshtë sa që ngjanë në banalitet, por është ajo që është!