Lajm i keq për klubet gjermane, kërkohet mbyllja e stadiumeve në Bavari
Sharr Travel

Lajm i keq për klubet gjermane, kërkohet mbyllja e stadiumeve në Bavari

Covid mund të kthejë sërish makthet e ndeshjeve pa tifozë në Gjermani, teksa rritja e të infektuarve po i shtyn autoritet që të shtojnë masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së më tejshme të infeksionit.

Drejtuesi i Landit të Mynihut, Markus Söder ka deklaruar se do të kërkojë që të ndalohet prania e spektatorëve në eventet sportive, duke e konsideruar si një potencial serioz për rritjen e infektimeve.

Söder ka deklaruar se dhe nëse nuk do të jetë një vendim në rang kombëtar, do të propozohet një vendim i tij vetëm për Landin që ai drejton. Një lajm jo i mirë për të gjitha skuadrat e Mynihut, duke nisur që nga ekipi i Bayern që me shumë gjasa që në takimin e radhës në Champions ndaj Barcelonës do jetë i detyruar të luajë pa praninë e tifozëve, për të vijuar më pas dhe në takimet e Bundesligës.

Vendimi përfundimtar pritet që të merret në orët e ardhshme, por duket se një veprim i tillë është i pashmangshëm, për të mirën e përbashkët, siç ka deklaruar Söder.

Situata me COVID në Gjermani është kthyer në një problem serioz, me disa prej skuadrave që kanë pasur të infektuar në ekipet e tyre. Gjermania nuk do të ishte vendi i vetëm që do të ndalonte prezencën e tifozëve, për shkak se dhe në Holandë u morr një masë e tillë.