Gasperini: Fitore e rëndësishme, titulli kampion nuk na shqetëson
Sharr Travel

Gasperini: Fitore e rëndësishme, titulli kampion nuk na shqetëson

Pas fitores ndaj Venezias dhe zyrtarizimit të rinovimit, Gian Piero Gasperini është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar ngjarjet e fundit.

Ai foli kështu mbi ndeshjen, si dhe mbi rinovimin e kontratës ku tha ndër të tjera se tashmë Atalanta do të ketë objektiva më të mëdha.

“Sfida e sotme ishte e rëndësishme. Pas fitores në Torino ndaj Juventusit, e cila krijoi entuziazëm në të gjithë ambientin, ishte e rëndësishme të jepnim një përgjigje tjetër. Venezia ka ide, ata dinë të krijojnë, u përballëm me ndeshjen në mënyrën e duhur”.

RINOVIMI- “Çdo vit ne kemi bërë gjithmonë këtë, tani, me kalimin e kohës, objektivat mund të ndryshojnë dhe të bëhen të ndryshëm. Nuk është e lehtë për një trajner të menaxhojë lojtarë që kanë qenë këtu për shumë vite. Kemi ndryshuar shumë, ne duhet të përpiqemi të rinovojmë veten me të njëjtin vizion. Krahasuar me 6 vjet më parë, bota ka ndryshuar këtu tek Atalanta, është e drejtë të ndajmë programin e së ardhmes”.

SCUDETTO- “Nuk mund të na shqetësojë për momentin Napoli, Milani dhe Interi kanë treguar se mund të luftojnë me të vërtetë për titullin. Jemi afër, por po kërkojmë diçka më shumë. Shpresojmë të arrijmë atje, por e dimë se kemi ende disa hapa për të bërë. Scudetto do të ndahet në 85-90 pikë, vitet e fundit nuk kemi arritur kurrë”.