Sot mbahet tryeza “Ngritja enorme e çmimeve dhe jo stabiliteti ekonomik”
BKT
Lajme

Sot mbahet tryeza “Ngritja enorme e çmimeve dhe jo stabiliteti ekonomik”

Grupi parlamentar i AAK-së do të organizojë sot në Kuvendin e Kosovës nga ora 13:00, tryezën me temë “Ngritja enorme e çmimeve dhe jo stabiliteti ekonomik”.

Qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për jo stabilitetin ekonomik që është shkaktuar si pasojë e rritjes së vazhdueshme dhe të përnjëhershme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në të gjithë sektorët.

Pjesëmarrës në këtë tryezë, përveç deputetëve, do të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve, organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve si dhe OJQ të ndryshme.
 


MË SHUME NGA Lajme