Përse nuk duhet t’i hidhni kërcejtë e erëzave
Sharr Travel

Përse nuk duhet t’i hidhni kërcejtë e erëzave

Erëzat ndahen në dy grupe, në ato të thatat dhe ato të njomat, por të dyja të pandashme në kuzhinë.

Me siguri sa herë blini erëza të njoma, mezi prisni t’i përdorni në mënyrë që të jenë sa më të freskëta kur i konsumoni e të mos ju prishen në frigorifer.

Pas ii përdorni të freskëta, çfarë mbetet pas është një sasi e madhe nga kërcelli i tyre që shkon dëm.

Në këtë artikull do të flasim për dy prej erëzave të njoma më të përdorura që kanë edhe kërcenj shumë të gjatë.

Bëhet fjalë për majdanozin si një nga erëzat më të përdorshme në receta apo koriandra e ngjashme me të e plot aromë të mirë.

Të dyja me siguri i përdorni shpesh edhe ju ndaj dëgjoni me vëmendje të gjithë përdorimet e shumta të tyre po hedhur asgjë në kosh.

Përse nuk duhet t’i hidhni kërcejtë?

Siç kemi theksuar edhe në titull të këtij artikulli do të flasim për kërcejtë dhe të gjitha përdorimet e tyre të shijshme brenda kuzhinës.

<a href='https://ads.digitalbee.al/www/delivery/ck.php?n=a74e4348&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE' target='_blank'><img src='https://ads.digitalbee.al/www/delivery/avw.php?zoneid=228&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE&n=a74e4348' border='0' alt='' /></a>

Mjafton t’i fusni të pastra në një blender veç e veç ose të të dy erëzave bashkë me pak vaj ulliri për të formuar një salcë të shijshme jeshilë.

Këtë salcë mund ta përdorni për mishin, makaronat, tava të ndryshme apo në sallatë.

Gjithashtu një mënyrë e mirë e shfrytëzimit të të gjithë bimës është t’i  shtoni ato bashkë me kërcej tek perimet  teksa piqen apo ziejnë.

Grijini hollë erëzat tuaja, bashkë me kërcellin dhe më pas hidhini tek receta që po gatuani.

Në fund kur çdo gje të jetë gatuar, shtoni sërish nga erëza që përdorët, por kësaj here të freskët.

Përdorimi në dy mënyra i erëzave i shton më shumë shije dhe larmishmëri recetës tuaj.

Kërcenjtë bashkë me erëzat mund t’i ruani edhe në ngrirje për t’i shtuar tek supa ose në gjellë ose  t’i përdorni të freskëta për sallatrat e ndryshme që përgatisni duke i grirë hollë./agroweb