​Ja cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë
Sharr Travel

​Ja cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë

Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën.

Qyteti izraelit u ngjit me pesë shkallë për të fituar vendin e parë për herë të parë në renditjen e përpiluar nga Economist Intelligence Unit (EIU).

Ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë. Më pastaj vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku.

I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra për tetë vende në vendin e 50-të dhe është më i liri nga gjashtë qytetet gjermane në listë. Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të.

Problemet me furnizimin dhe masat anti-COVID, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete në botë, thuhet në analizën e “The Economist’”.

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është shtrenjtuar edhe transporti. Rritje kanë regjistruar edhe prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.

Studimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme.