Ndryshimet duhet ta ruajnë karakterin e FSK-së
Sharr Travel

Ndryshimet duhet ta ruajnë karakterin e FSK-së

Shkruan: Hisen Berisha

Deri sot jo stabiliteti i qeverive të Republikës së Kosovës nuk është reflektuar në ndryshimin e kreut ushtarak, sot u njoftuam se komandanti i FSK ka dhënë dorëheqje dhe është emëruar Bashkim Jashari.

Në gjykimin tim dhe nga ajo se si nisi ndërrimi i komandantit shpresoj që kjo ta qojë përpara zhvillimin dhe përparimin e FSK! Në rast se këto ndryshime ndalin ose ndryshojnë karakterin e FSK-së, kam frikë se situatë e krizës së thellë e pret Republikën e Kosovës!

Me gjithë respektin për personalitetin e Bashkim Jasharit duke e njohur punën e tij si Inspektor i përgjithshëm i forcës, unë kisha me i thënë presidentes së Kosovës, si komandante supreme se kalimi i FSK nga ushtri profesionale në ushtri popullore është përgjegjësi, që mund ta rrënoj personalitetin politik të Vjosa Osmanit dhe minoj projektin për FAK!

Le t'i urojmë mirëseardhje komandant Bashkimit e qoftë ora e mbarë për Republikën e Kosovës emërimi i sotëm!

Faleminderit Gjeneral Rrahman Rama për shërbimin ndaj atdheut dhe punën me përkushtim në krye të armës së ushtrisë së Kosovës.

Është koha e fundit të shpëtohet Forca nga pengesat për ngritje në nivelin e standardeve të shërbimit, të cilat nuk mund të ulen në nivelin tonë, por duhet Ne të ngritemi në nivelin e kërkuar, si dhe sfidimi nga avancimi teknologjik si në ushtritë moderne dhe NATO, çfarë synojmë të jemi dhe Ne. Kujdesi më senistitiv duhet të tregohet me gradat e oficerëve të lartë dhe madhor.

Ushtarakët që ruajtën për kaq vite bërthamën e ushtrisë, duhen trajtuar me dinjitet. Arritjet në Forcë janë meritë e ushtarakëve që punojnë për Forcën! Krenarë duhet të ndjehemi të gjithë pa dallim.

Prandaj pres që nga niveli i ministrit dhe i ish komandantit të sqarohet si proces normal puna me rrotacion që ndodhë në Forca, që kjo të mos vëj dritëhije hamendjesh mbi imazhin e forcës si komponentë kyçe e zbatimit të Strategjisë së Mbrojtjes dhe ndërtimit të sistemit të mbrojtjes.