​Poligoni i shenjëtarisë del me sqarim rreth vdekjes së 24-vjeçarit
Sharr Travel

​Poligoni i shenjëtarisë del me sqarim rreth vdekjes së 24-vjeçarit

Një 24-vjeçar ka ndërruar sot jetë nga plagët e marra nga armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Katana, poligoni i shenjëtarisë në Obiliq, ka dalë me një sqarim për media lidhur me rastin tragjik.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumëta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshirë në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohësh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

Kërkojmë nga të gjithë, e sidomos mediat që të kujdesen për mënyrën e informimit dhe të kenë respekt ndaj familjes së të ndjerit.

Çfarëdo informate rreth këtij rasti, do të merrni nga zyrtarët përkatës të Policisë së Kosovës”, thuhet në një postim të poligonit të shenjëtarisë Katana në Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale