21:55 / 01.12.2021
Taekwondisti Mal Sahiti i suksesshëm në garat ndërkombëtare
Taekwondisti Mal Sahiti është treguar i suksesshëm në garat ndërkombëtare, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
"Taekwondisti Mal Sahiti ka përfaqësuar suksesshëm vendin tonë në garën Generation 24 dhe Kampionatin Ballkanik për të Rinj dhe Seniorë, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë.
Sahiti në Generation 24 E2 zuri vendin e parë, në kategorinë +65 kilogramë, grupmosha kadet, ndërsa në Ballkanik vendin e dytë, kategoria -65 kg, grupmosha kadet.
Pjesëmarrës në garë ishin 13 shtete të Ballkanit".























