Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Se si ta rrisim imunitetin gjatë dimrit, do të flas, Bardha Bislimi, alergo imunologe.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Boni, Besmire Grajqevci, psikologe, OJQ Autizmi, flet për ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar dhe për promovimin e gjuhës bazike dhe shkathtësive të të mësuarit.

Për ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, do të flas, Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS-it.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.