Auditorja Spanca: Të përkushtuar për të punuar në interes të taksapaguesve
Sharr Travel

Auditorja Spanca: Të përkushtuar për të punuar në interes të taksapaguesve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve. 

Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike.

Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike.


MË SHUME NGA Aktuale