Përfundim – si shqiptarët e -kalojnë Millosheviq në zot
   Analiza & Opinione

Përfundim – si shqiptarët e -kalojnë Millosheviq në zot

Kjo kafshë shqiptare III

Ballsor Hoxha

A është njeriu kafshë politike, apo politika kafshë e njeriu?
Aristoteli baza e demokracisë, dhe njerëzores, përkundër tiranisë së Platonit dhe të narcizmit të Sokratit, në të vërtetë e kishte quajtur politikën si nevojë për shkëmbim!
Më tutje ai këtë e nocionon si politikë! Dhe është pikërisht këtu ku politika -kalon në jetë, jeta bëhet politikë!

Le t’i marim tre shembuj, për të vrojtuar, pikërisht sikur fiset (aq të ‘dashura’ shqiptare ndërmjet vete në kohërat para e pas Skënderbeut) që vrojtonin botën përmes majës (majët janë të shumta, qoftë psikanalitike e qoftë edhe anti-edipiane, e qoftë edhe ajo prej fallusit të Marksit), siç ishin/janë të bëmat fisnore!

1. Përparim Rama – si mundësi që një qytetar të ngadhënjejë mbi politikën

Ai ka fituar me votat e LDK, qoftë edhe të partive të tjera solidarizuar kundër VV. Por ai nuk ka fituar si politikan! Ai ka fituar me qytetarinë e tij.
Ç’ është kjo? Është lavjerrës i epshit/dehjes ndërmjet pushtetit të politizimit të çdo gjëje prej fasadës së ndërtesave të një qyteti e deri tek taksistët dhe cigareshitësit rrugëve; dhe ankthit të ndryshimit dhe ankthin për mbijetesë të qytetarit të Kosovës/Prishtinës.

2. Albin Kurti – si mundësi -kalimi të politikës në sociologji njerëzore.

Ç’ është kjo? -kalim prej depersonalizimit të përpjekjes shoqërore për një jetë më të mirë në politizim të ujit të pijshëm e deri tek pronësimi dhe me këtë edhe shndërrimi i shpëtimtarit në viktimë të hipokrizisë sonë. 

3. MIllosheviq – si hije/fakt i zotit mbi ne, dhe përballë ne – jo vetëm i ligë, por edhe si shpëtimtarë, në tërë këtë apori, duke na bashkuar në përpjekje për identitet e pavarësi Kosovare, e deri tek politizimi i tyre, që do të thotë në LDK-izim, PDK-izim e AAK-izim të tyre.
Janë tre hapa, tre fenomene, që ngërthejnë në vete -kalimin e shoqërisë sonë!
Shih, kur analistët tanë politik merren me paratë e vjedhura, me korrupsionin, me viktimat, me peshqit e mëdhenj, kështu moderator krejtësisht hipokrit duke dërguar në burg kryeministra e kryetarët, etj. këto janë një Corona Covid 19, endemi, dhe virus – politik – vdekjeprurës. Jo vetëm të qëndrueshmërisë sonë, të rimëkëmbjes sonë, por edhe të çfarëdo mundësie për pavarësi tonën. 

Janë vetë shtylla e sensit tonë: janë vetë moçali jonë, janë vetë vrima e zezë në të cilën orientimi i qytetarit por edhe aftësia për të shikuar prenë që jemi, apo prenë që e kemi vrarë, e që është tërë këtë kohë përballë nesh.

Shih, duke iu kthyer rrjedhës sinkronike, të këtyre shenjave (që nuk janë gjë tjetër përpos psikës sonë, sigurisht, të pandashme, nga fqinji jonë Serbia) ne ishim përballë një zoti, zot – Millosheviq, që sa na bëri keq, na bëri edhe mirë: përbashkimin, Të Kuptuarit, dhe të veçuarit (paradigmatizimit) të qëniesimit tonë. Albin Kurti, erdhi si profet, apo, ka -kaluar si profet.

Menjëherë (në kohë historikisht tejet tejet të ngushtë historike) pas rënies së këtij zoti – Millosheviq. Dhe tani, ndoshta, pikërisht, kjo sociologji e VV, apo thënë më saktë dhuruar nga ne në VV, besuar në VV, tani ka mundësuar edhe lindjen e qytetarit!! Qytetarit Përparim Rama, i cili, vetëm duke mos qenë pjesë e besimit tonë në MIllosheviqin (a nuk është përbashkimi ynë në – luftë kundre serbëve, prej deklaratave më të fëlliqta e më të parëndësishme serbe, e deri tek ato të injorantëve e të padijshmëve si Vuqiq e Daqiq), arrin të pranohet nga ne si qytetar, vetëm pse ishte dhe jetoi në Londër!!

Shih, le ta pranojmë, ne nuk kemi asgjë! Shenjat (të cilat vlejnë vetëm brenda kontekstit ku ndodhin), si Haradinajt, Jasharët e Rugova, janë, apo të themi më saktë duke përfshirë korrupsionin rreth e rreth tyre, janë vetëm shenja tonat! As në Shqipëri (si shtet) nuk vlejnë! As në mesin tonë nuk vlejnë për atë që thirremi në to, duke qenë të politizuara, të partizuara e të klanizuara. Ne nuk kemi asgjë, nëse nuk kemi të ligën serbe si argument! E kjo e ligë – zot, qoftë mbi ne, apo në refleksion tonin.

Shih, politika jonë, vjen nga shkëmbimi (gjithnjë duke iu referuar të vetmes të vërtetë faktike dhe avatare mbi politikën, asaj të Aristotelit), pra nga shkëmbimi me fqinjët. E çka shkëmbejmë ne me fqinjët tanë? Apo tërë ajo që besojmë se jemi, është pushteti që marrim në të viktimizuarit e vetes! Dhe atë, ndoshta, shumë ngjashëm me viktimizimi serb të vetes!


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa