12:10 / 03.12.2021
Son, për Conten: E adhuroj
Me Antonio Conten në stol, Tottenham ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit të Premierligë.
Gjithçka nisi me atë barazim ndaj Everton në udhëtim për të vijuar me dy fitoret në shtëpi ndaj Leeds United dhe së fundmi ndaj Brentford me shifrat 2-0.
Tashmë futbollistët po e shijojnë punën me ish trajnerin e Interit. Për Conten ka folur me lëvdata koreno-jugori, Son Heung-Min, i cili realizoi golin e dytë në fitoren ndaj Brentford.
“Antonio pret që të gjithë të lëvizim shumë në fushë si në lojën me top ashtu edhe në atë pa top”, u shpreh Son, raporton GE.
“Çdo futbollist e di se çfarë duhet të bëjë”.
“ Është aq i apasionuar, kam filluar ta adhuroj që tani. Ai na përcjell grintë. Kur luaj ndjej pasionin që përcjell Conte në fushë”.























