Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Artpolis sjell  art e protestë për "16 Ditët e  Aktivizmit Kundër Dhunës Në Baza Gjinore" ,për këtë do të flas, Nertila Qarri - Gërguri, menaxhere  e projekteve në Artpolis.

 

Kushtrim Koliqi, regjisor, flet për premierën e shfaqjes "Stiffler".

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Baseli, do të flas, Faton Vukshinaj, boksier.

Po ashtu, mysafir të tjerë në 'Mirëmëngjesi Kosovë' do të jenë, Mitsunori Ogasawara,  i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Faik Hoti, drejtor i zyrës për komunikim në MSH dhe Vlora Basha, drejtoreshë menaxhuese në Index Kosova.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme