17:04 / 04.12.2021
Parashikimi i motit për të dielën
Dita e diel do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.























