Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.