Raporti i WJP-së dallon fare pak me rezultatet e viti të kaluar
Sharr Travel

Raporti i WJP-së dallon fare pak me rezultatet e viti të kaluar

Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar të dhënat e Indeksit për Sundimin e Ligjit të vitit 2021 “World Justice Project” për ta promovuar qeverisjen e tyre përgjatë këtyre 10 muajve. Megjithatë, raporti i 2021-ës në fushën e sundimit të ligjit me atë të 2020-ës, kohës kur VV nuk ishte në pushtet, nuk ofron dallime esenciale në rastin e Kosovës.

Në raportin e 2020-ës, pikët e Kosovës, sipas vlerësimit të WJP, janë 0.52, derisa në vitin 2021 janë 0.53. Megjithëkëtë, një pikë më shumë në këtë përmbledhje vjetore ka ngjallur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje në ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.

“Republika e Kosovës në renditjen botërore për sundimin e ligjit është renditur si e para në rajon. Kosova prinë në fusha si ajo e kufizimit të pushtetit qeverisës, mungesës së korrupsionit, për transparencë, respektimin e të drejtave të njeriut, rend e siguri, si dhe disa fusha të tjera”, thuhet në postimin e tyre në ‘Facebook’.

Ndërkaq, në fushën e luftimit të korrupsionit Kosova, sikurse në 2020-ën, ashtu edhe në 2021-ën, ka vlerësimin 0.46, që nënkupton se nuk ka shënuar as progres e as regres.

Mirëpo, Kosova përgjatë vitit 2021 ka shënuar regres në fushat siç janë qeverisja e hapur, zbatimin rregullator dhe rendin e sigurinë.

Vlerësimi i Kosovës në Sundimin e ligjit për vitin 2020

Vlerësimi i Kosovës në Sundimin e ligjit për vitin 2021

Sido që të jetë, Qeveria Kurti këtë vit ka dështuar ta zbatojë vetting-un në fushën e sundimit të ligjit, pasi që Komisioni i Venecias do ofrojë opinion e saj tek në vitin 2022. Ky proces është përcjellë me kritika nga Raporti i Progresit për vitin 2021, si dhe së fundmi nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Për përmirësimin e integritetin të institucioneve të drejtësisë dhe rritjen e besimit qytetar në drejtësi, do ta kompletojmë kornizën ligjore të nevojshme, për realizimin e procesit të vetingut. Për këtë qëllim, do të ndërmarrim hapa për fillimin dhe zhvillimin e procesit të vetingut në gjyqësor dhe prokurori, duke filluar nga nivelet e larta hierarkike. Vetingu do të jetë instrument kyç për verifikimin e integritetit, profesionalizmit dhe kontrollin e pasurisë të subjekteve të vetingut. Procesi i vetingut do të jetë i drejtë, gjithëpërfshirës, me konsultime të gjëra publike me ekspertë të fushës, shoqërinë civile, botën akademike dhe partnerët ndërkombëtar”, thuhet në planprogramin qeverisës të legjislaturës së tetë.

Ndaj këtij shkrimi të VV-së ka reaguar Nol Nushi i PSD-së, duke e cilësuar një gjë të tillë si mashtrim.

“Mashtrimi brina nuk ka! Perderisa Kurti po tenton ta beje vettingun me pretekstin qe gjyqesori nuk po funksionon, i njejti thote qe sistemi yne gjyqesor eshte me i miri ne rajon!”, thuhet në postimin e tij.

Ministria e Drejtësisë pritet ta marrë opinionin për vetting-un nga Komisioni i Venecias në mars të vitit të ardhshëm.

MË SHUME NGA Aktuale