Hipokrizia (rrjedhë nga hipokracia) e doktorit
   Analiza & Opinione

Hipokrizia (rrjedhë nga hipokracia) e doktorit

Rugova brenda skemës së mjekësisë.

Shkruan: Ballsor Hoxha

Po të ndalemi dhe të vrojtojmë sipas mjekësisë Ibrahim Rugovën në tërë atë që ka qenë dhe ka bërë, ai është vetëm një alkoolik pasiv, në depresion dhe megaloman i cili përmbysi vullnetin (gjithnjë sipas mjekësisë) të tërë shoqërisë kosovare!

Por, nëse kjo vrojtohet në praktikë, brenda shoqërisë sonë, ai ishte, dhe ende është një i arritur, më i arrituri ndër shqiptarët në përgjithësi, dhe qoftë alkoolizmi dhe megalomania e depresioni i tij ishin si mekanizëm mbrojtës i tij, e po ashtu edhe shprehje e ankthit të tij të të qënit lider.

Por ç’ është sëmundja mendore? Apo, në të vërtetë, ç’ është vetëdija? Mendja, qëllimi e funksionimi i njeriut. Në të vërtetë e tërë mjekësia, i tërë qëllimi i doktorit është që ta bëj njeriun – funksional -Funksioni është kah. Që do të thotë se mjekësia i jep kah njeriut! E sipas tërë asaj që thotë mjekësia kahu/funksioni është – shëndeti!!

Duke e vendosur këtë në skemën mjekësore, shëndeti është pikërisht kulmi i vlerës njerëzore (sociologjike) në njeriun dhe në njerëzim!! Por, shëndeti, kah i cili është funksionalizuar/vënë në kah tërë njerëzimi, është në të vërtetë një njeri, - krijesë -, dhunë, imagjinatë e saktësisht dëshirë e doktorit. Por jo edhe e njeriut!! Shih, dëshira, saktësisht, e doktorit, për njeriun është që ai të jetë i – shëndoshë – sipas skemës së mjekësisë.

Kjo skemë e mjekësisë, si funksion/kah i vlerës më të lartë të njeriut dhe njerëzimit, është në të vërtetë vetë padijenia, mungesa e kontrollit e vetë mjekësisë dhe paaftësia e mjekësisë për të mishëruar projektimin e dëshirës së saj. Gjë për të cilën akuzohen të gjithë pacientët nga doktorët se po projektojnë qoftë sëmundjen dhe qoftë – shërimin - tyre. Në anën tjetër, dëshira e njeriut, është shumë më e saktë, jo vetëm për funksionin/kahun e njeriut dhe të njerëzimit, por edhe për vetë mjekësinë: që jeta e tij/saj, pra njeriut të jetë shëndet personal, që nuk e rrezikon veten por dhe as tjetrin.

Kjo më së miri vërehet në njerëzit e sëmurë, sidomos në skizofrenët të cilët mjaftohen me botën e tyre, derisa bota e – doktorizuar – është një pamundësi dhe një ëndërr e paarritshme dhe e pamishërueshme për askënd. Shih, jeta e – doktorizuar – është projeksion.

Jeta e njeriut është përjetim, i reales, jo realitetit. Ibrahim Rugova, thënë shkurt, ishte alkoolik. Thënë shkurt, po ashtu, ishte edhe lider i shoqërisë kosovare, të shumtës së saj. Por, sipas mjekësisë ai duhet të ishte i hospitalizuar në ndonjë senatorium, e jo të ishte lider i një shoqërie! Por ku është mjekësia të ndërhyjë në këtë. Të zbardhë këtë, të ndihmojë në këtë, të vendosë ç’ është e shëndetshme dhe të nisë kahun/funksionalizimin e shoqërisë sonë?

Mjekësia, në të vërtetë, në shoqërinë tonë, por si kudo tjetër në botë, ka kaluar edhe në patriotizëm dhe edhe në luftë. Për? Për identitetin e saj, apo thënë më saktë, për ruajtjen e pushtetit të saj që e zbuloi pandemia e COVID 19. Pushteti i saj është shumë përpiktë i lidhur me komplekse si ai i Rugovës, të cilin mjekësia nuk ka guxim dhe as llogari ta zbardhë. Në të vërtetë nuk e ka njerëzinë për ta vrojtuar atë si – të ligë –, - të sëmurë –, të pashërueshëm, siç ishte. E gjë që e – përligëson - tërë shoqërinë tonë! Së paku brenda skemës së mjekësisë!