19:58 / 05.12.2021
Kastrati: Regjimi i kuq i XHIPAVE TË ZI sërish demanton vetveten
Deputeti Ardian Kastrati ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti kishte nënshkruar një dokument ku Kosova paraqitet me fusnotë.
Ai ka shkruar se “na kanë pas lodh për fusnotën kur ishin në opozitë kurse dje Kurti nënshkruajti dokumentin ku Kosova shkruhet me fusnotë dhe quhet territor”.
Postimi i plotë i deputetit Ardian Kastrati: Regjimi i kuq i XHIPAVE TË ZI sërish demanton vetveten. Koha dhe arkiva çdo ditë këtë po na e vërtetojnë. Na kanë pas lodh për fusnotën kur ishin në opozitë kurse dje Kurti nënshkruajti dokumentin ku Kosova shkruhet me fusnotë dhe quhet territor. Rrenat çdo ditë në fushë. https://gazetametro.net/kurti-nenshkruan-dokumentin-ku-kosova-shkruhet-me-fusnote-e-quhet-territor1/























