21:07 / 05.12.2021
Abdixhiku:SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me rastin e vdekjes së senatorit amerikan Bob Dole.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova ka humbur një mik të madh.
“Pusho në paqe senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh. Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë,” ka thënë Abdixhiku.























