20:55 / 06.12.2021
Faruk Ajeti nis detyrën si ambasador i Kosovës në Gjermani
Faruk Ajeti është emëruar ambasador i Kosovës në Gjermani. Ajeti sot ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter, Steinmeier.
Ajeti është emëruar ambasador i ri në Gjermani pas largimit të ish-ambasadorit Beqë Cufaj.
“Nder i madh t’i dorëzoj sot letrat kredenciale Presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Gjermania është dhe do të mbetet një aleat tradicional, historik dhe i pazëvendësueshëm i Republikës së Kosovës. I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë”, ka thënë ai.























