Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga komuna e Prishtinës, Përparim Rama, merr detyrën e Kryetarit.
Korab Shaqiri autor, kantuator, flet për librin "200 Këngë Nga Opusi Muzikor i Kantautorit, Ilir Shaqiri.
Dren Rexha, Zyrtar për politika sociale nga UNICEF, do të flas për fushatën derë me derë të vaksinimit dhe për qasjen në vaksina për popullatën e cenueshme në Kosovë.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Kushtrim Hoti, drejtor i "Mitrovica Guide", flet për aktivitetet për promovimin e turizmit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























