16:11 / 07.12.2021
Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët e Botërorit 2024 në futsall
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në futsall sot kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballen në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2024.
Dardanët e futsallit të drejtuar nga Arben Simitçiu në short janë tërhequr në Grupin C dhe do të kenë punë me Armeninë, Bullgarinë dhe Skocinë. Ndërkaq, Shqipëria është në Grupin E, ku janë edhe Suedia, Andorra dhe Austria. Ndeshjet e këtij rrethi në këto dy grupe do të zhvillohen në muajin prill në Bullgari, përkatësisht në Suedi. Sipas rregullores tutje kalojnë dy skuadrat e para të çdo grupi.























