​Gjyqtarët e Kushtetueses së Kosovës vizitojnë Kushtetuesën e Maqedonisë
BKT
Lajme

​Gjyqtarët e Kushtetueses së Kosovës vizitojnë Kushtetuesën e Maqedonisë

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i udhëhequr nga kryetarja Gresa Caka – Nimani, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Caka - Nimani dhe homologia e saj Dobrila Kacarska diskutuan me gjyqtarët e të dy gjykatave mbi modalitetet e intensifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit institucional në fushat me interes të ndërsjellë.

Të dyja palët u dakorduan për hapat e radhës që duhet ndërmarrë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit, me fokus të veçantë në shkëmbin e përvojave drejt avancimit të praktikave përkatëse gjyqësore.

Në vijim të vizitës, gjyqtarët e të dy gjykatave morën pjesë në punëtorinë e përbashkët të organizuar përkitazi me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, me referencë të veçantë në zbatimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


MË SHUME NGA Lajme