Osmani dhe ambasadori austriak flasin që ta thellojnë bashkëpunimin
BKT
Lajme

Osmani dhe ambasadori austriak flasin që ta thellojnë bashkëpunimin

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger për të diskutuar për të arriturat dhe sfidat përgjatë vitit 2021, si dhe për mundësitë për thellim të bashkëpunimit në vitin e ri.

Osmani vlerësoi lart prezencën aktive dhe angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë në Kosovë dhe mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian.

E para e shtetit ritheksoi përkushtimin e Kosovës për intensifikim të vazhdueshëm të shkëmbimeve dhe vizitave bilaterale, si vazhdimësi e takimeve të realizuara në qershor të këtij viti me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe me krerët e institucioneve tjera austriake.

Në takim palët diskutuan po ashtu edhe për zhvillimet e fundit në vend, situatën me pandeminë, si dhe zhvillimet në kuadër të procesit të dialogut.


MË SHUME NGA Lajme