Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Liridon Aliu, psikolog, do të flas për bullizmin në Shkolla, si shkaktohet dhe si të parandalohet dhe do të flas për ndëshkimin me burg të veprës së bullizmit në shkolla në Francë.
Dafina Gexha-Bunjaku, zv. ministre e Shëndetësisë, flet për masat e reja Anti-Covid dhe për procesin e vaksinimit.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Selatin Novosella, sekretar i shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, flet për veprimtarinë 25 vjeçare të kësaj shoqate.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























