Ministri Jashtëm i Letonisë: Perëndimi mund të shkëputë Rusinë nga SWIFT
Perëndimi duhet t’i dërgojë një mesazh të fortë Rusisë për ta penguar atë nga pushtimi i Ukrainës, duke përfshirë ndërprerjen e Rusisë nga sistemi i pagesave SWIFT, sanksionimin e gazsjellësit NordStream 2 dhe forcimin e krahut lindor të NATO-s, deklaroi Letonia ministri i Jashtëm LetonezEdgarsRinkēvičs. Ai deklaroi se “Rusia duhet të dijë paraprakisht se cili është çmimi ekonomik”.
Inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia mund të planifikojë një ofensivë me shumë fronte në Ukrainë që në fillim të vitit të ardhshëm, duke përfshirë deri në 175,000 trupa.
Rinkēvičs, ministër i Jashtëm që nga viti 2011, deklaroi gjithashtu se ishte e paqartë nëse Putin thjesht po përpiqej të testonte vendosmërinë e Perëndimit ose nëse Kremlini planifikonte një pushtim të plotë të Ukrainës.
“Ndoshta astrologjia ose ndonjë shkencë tjetër më e saktë duhet të përfshihet. Por unë besoj se Ukraina për Rusinë dhe Presidentin Putin është një pjesë thelbësore e llojit të vizionit të një Rusie të madhe,”deklaroi Rinkēvičs në një intervistë në Londër.
Ai tha se nëse Rusia pushton Ukrainën, Perëndimi duhet të përgatisë një paketë shumë të fortë sanksionesh ekonomike, duke përfshirë shkëputjen e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT të përdorur nga bankat në mbarë botën dhe sanksionimin e gazsjellësit NordStream 2 prej 11 miliardë dollarësh.
Aleanca ushtarake e NATO-s duhet gjithashtu të rrisë praninë e saj në të gjithë Evropën Lindore për të penguar Putinin dhe aleatët individualë të NATO-s mund të ofrojnë armë për Ukrainën, tha Rinkēvičs.
“NATO duhet të rrisë praninë e saj në krahun lindor për t’i treguar Rusisë se çmimi i aventurës ushtarake në Ukrainë është më shumë trupa, më shumë aftësi mbrojtëse dhe aftësi themelore mbrojtëse në shtetet baltike, në Poloni, në Rumani, në Bullgari.” deklaroi gjithashtu Rinkēvičs.
NATO në vitet e fundit ka forcuar praninë e saj në shtetet baltike dhe në të gjithë Evropën Lindore, një hap që ka tronditur Kremlinin.
Rinkēvičs tha se grupet e betejës në Balltik duhet të përforcohen, mbrojtja ajrore të forcohet, siguria logjistike të përmirësohet dhe një prani e shtuar e SHBA-së në terren.
“Duke parë se çfarë po ndodh tani në dhe rreth Ukrainës, ne gjithashtu duhet të rishikojmë se ku jemi me mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s,” tha Rinkēvičs.“Kjo do të thotë më shumë aftësi që në fakt mund të dërgojnë një mesazh shumë të fortë parandalues për Rusinë.”























