Kurti e falenderon Merkelin, uron kancelarin e ri Olaf Scholz
BKT
Lajme

Kurti e falenderon Merkelin, uron kancelarin e ri Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar Angela Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë përgjatë 16 vjetëve si kancelare.

Ndërsa për kancelarin e ri Olaf Scholz, Kurti thotë se si një socialdemokrat pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres me padurim të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime kancelar @OlafScholz”, ka shkruar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme