Hipokrizia (rrjedhë nga hipokracia) e doktorit
   Analiza & Opinione

Hipokrizia (rrjedhë nga hipokracia) e doktorit

Mjekësia ky zot!

Shkruan: Ballsor Hoxha

Në Kosovë, dhe në Shqipëri nuk ka të sëmurë nga AIDS/SIDA! Si është e mundur kjo (përpos nëse askush nuk ka pasur marrëdhënie seksuale që nga vitet e tetëdhjeta!)! Sigurisht për mjekësinë, ky është problemi i vetëdijes së njeriut, derisa doktori ka mirëkuptim për të gjithë!

Cili është problemi ynë më i madh, sigurisht, tani, dhe tërë këtë kohë, përbrenda pandemisë? Vetëdija jonë? Apo mjekësia, vetë?

Nëse AIDS, si një prej sëmundjeve më të liga, por edhe më të mallkuara, duke qenë se ishte përhapur përmes kontakteve seksuale, prapa në të kaluarën e largët gati se biblike, dhe në këtë ishte frika më e madhe e njeriut, së paku në vitet tetëdhjetë. Çka ndodhi në të vërtetë me atë? U gjet antidoti? U gjet mënyra e shërimit? U gjet ndonjë mundësi shpëtimi të jetëve, sidomos të homoseksualëve?

Aq më shumë kjo kaloi në propagandë, e në paranojë kundër homoseksualëve, dhe aq më shumë në përndjekje shtrigash ndaj tyre!

A ishte, a është ky problemi i vetëdijes sonë?

Apo, është problemi i mjekësisë? Duke qenë se mjekësia e shpalli si sëmundje degjenerimi të njeriut!! Ekzakt!!

Por, le të mos merremi me gjëra të kaluara të - mjekësisë -!

Cili është problemi ynë sot: ankthi i vetëdijes sonë? Apo Virusi COVID 19?

Ta marrim shembull doktorin! Posaçërisht ata që vdiqën në detyrë, gjatë trajtimit të të infektuarve.

Pastaj., shih, ta marrim në konsiderim edhe numrin e njerëzve që vdiqën nga trajtimi dhe mos trajtimi i mjekëve.

Cila është më e rëndësishme? Dhe, aq më shumë, në cilën anë ka më shumë të vdekur?

Dhe ne e festojmë doktorin!! Ne e shënjtërojmë doktorin! Ne jemi të – sëmurët -, në të vërtetë doktori është vetë zoti. Së paku sa po zgjatë kjo pandemi!

Pandemia e virusit COVID 19, paradoksalisht, është ëndrra e plotësuar e doktorit! Tërë kjo tragjedi, murtajë, dhe kërdia (Carnage), tmerri dhe horrori krijuan fisnikërinë e mjekësisë mbi, pra mbi, njerëzimin! P.sh. sa më shumë që vuanim, sa më shumë që kishte viktima, sa më shumë që u flijuam, doktori, aq më shumë, kaloi në shenjtëri bashkëkohore, në vetë zotin e kësaj kërdie (Carnage!).

Pastaj, shih, sëmundja e AIDS/SIDA, pastaj alkoolizmi i Ibrahim Rugovës, apo kalimi i tij në alkoolik gjatë lidershipit, dhe doktori i vdekur në pandeminë e fundit të njerëzimit. Çka ka këtu fisnike? Çka ka këtu të panjohur, jo vetëm për mjekësinë, por edhe për njeriun?

Shih, në këtë, pra në këtë pyetje, janë krejtësisht të dallueshme dy përgjigje:

1. përgjigja e doktorit/mjekësisë:

Gjërat janë të shërueshme/pashërueshme. Derisa lavdia i përket doktorit të vdekur në punën e tij!

2. Përgjigja e njeriut

Pse jam gjithherë i sëmurë, në çdo gjë dhe për çdo gjë! Derisa doktori përsëri është në tërë lavdinë e tij!

Shih, dhe për fund, ta marrim si shembull këtu homoseksualizmin! A është sëmundje, a është devijim natyror, a është kompleks i natyrës, apo është – zgjedhje – e natyrës?

Mjekësia në tërë këtë, ka etabluar përgjigjen e saj që e rregullon dhe organizon tërë njerëzimin:

se kjo është ose orientim ose gjenetikë e homoseksualëve! (aq më shumë kjo po vazhdon të përhapet edhe në sëmundje si kanceri etj!).

Por kjo është qesharake, çmenduri mjekësore, derisa është vetë trupi i njeriut i cili del të jetë i pashpjegueshëm, pikërisht, për mjekësinë. I kurthuar në traumat e mjekësisë. Nën dhunën e mjekësisë. Homoseksualizmi është i -kalueshëm!

Shih, pavarësisht të gjithave këtyre, të qënit homoseksual është damka, mallkimi dhe tmerri më i madh, për vetë homoseksualin. Dhe tërë kjo përmbyllet në një shpjegim – orientim seksual -!

Prandaj dhe në shoqëritë tona nuk kemi AIDS/SIDA, nuk kemi alkoolik, dhe nuk kemi as skizofren, dhe as homoseksual! Kemi vetëm doktorë të lavdishëm, dhe tërë shoqërinë pacientë potencial!