​Nagavci mori pjesë në takimin rajonal pёr rininё e arsimin në Tiranë
BKT
Lajme

​Nagavci mori pjesë në takimin rajonal pёr rininё e arsimin në Tiranë

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka marrë sot pjesë në takimin rajonal ministror pёr rininё dhe arsimin në Tiranë, ku është diskutuar për iniciativat dhe politikat e përbashkëta në funksion të përmirësimit të pozitës së të rinjve në shoqëri.

Në njё forum gjithёpёrfshirёs, me pёrfaqёsues tё insititucioneve tё arsimit e rinisё nga gjithё rajoni është biseduar për vlerat qё Ballkani Perёndimor ka pёr tё ofruar pёr Evropёn e pёr botёn dhe mundësitë që duhet ofruar rinisë sonë, shkruan Nagavci në Facebook.

Ajo tha se është e nevojshme tё formohet njё shoqёri me tё drejta të barabarta, ku krijimi i urave tё pёrbashkёta siç e synon edhe RYCO me aktivitetet e veta ofron mundёsi pёr njohje e pranim tё tjetrit dhe promovon kulturё demokratike.

“Shpresoj se pёrmes bashkёpunimit, vendet tona, por edhe tё rejat e tё rinjtё tanё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr shoqёri mё gjithёpёrfshirёse e mё demokratike”, shkruan Nagavci.

Takimi është organizuar nga Ministria e Rinisë e Shqipërisë, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare dhe ndërqeveritare Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO, e cila mundëson programe të shkëmbimit të nxënësve mes shteteve të rajonit.


MË SHUME NGA Lajme