Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Amerika, Rina Hajra, aktore, regjisore, flet për realizimin e filmit për luftën në Kosovë.
Arbresha Talla, nga Venture Up Competition dhe Mentor Rexhepi, drejtor i VentureUP, do të flasin për ndihmat për gratë në ndërmarrësi.
Alba Cikaqi, studente dhe Ben Gorani, student, në lidhje të drejtpërdrejt, do të flasin për "Future Is Here", me filmbërësit e rinj premtues.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























