Golden State konsolidon kreun
BKT
Sport

Golden State konsolidon kreun

Golden State fiton 104-94 përballë Portlandit dhe konfirmohet në krye të Konferencës së Perëndimit.

Mposhtet kryesuesja e Konferencës së Lindjes, Brooklyn që mundet 114-104 nga Houston. Por pavarësisht humbjes së Nets-ave, ndjekësit nuk arrijnë që të përfitojnë, pasi Milwaukee mundet nga Miami, ndërsa Chicago ndalet në Ohio nga Clevelandi. Fitojnë takimet respektive Dallas, Denver dhe Clippers-at. Golden State mposht 104-94 Portlandin dhe çon në 21 numrin e fitoreve në këtë sezon. Blazers vijnë në “Chase Center” pa Lillard dhe Mccollum dhe Warriors përfitojnë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar (47-45), vendasit shkëputen në pjesën e dytë dhe marrin një fitore që i konfirmon në krye të Konferencës së Perëndimit. E gjithë vëmendja është tek Curry, që provon 16 herë nga distanca e largët, por realizon vetëm 6 trepikësha, duke e mbyllur sfidën me 22 pikë. Rekordi i trepikëshave që mbahet nga Ray Allen, është tashmë vetëm 10 trepikësha larg. Më i mirë për miqtë është Powell me 26 pikë. Houston arrin fitoren e 7-të radhazi në kampionat, duke mposhtur Brooklyn e ish-it James Harden 114-104. Pa Kevin Durant dhe LaMarcus Aldridge, Nets-at dorëzohen në këtë sfidë, por gjithësi nuk e lëshojnë kreun e Konferencës së Lindjes. Pjesa e parë e Rockets është perfekte: 67 pikë në 24 minuta, ndërsa miqtë shënojnë vetëm 52. Avantazhi rritet edhe në periodën e tretë dhe Nets-at e kanë të pamundur që të përmbysin ndeshjen në 12-të minutat e fundit. Në “Toyota Center” të gjithë ishin të fokusuar tek Harden, që shënon 25 pikë dhe 11 rebounde. Kampionët në fuqi të NBA, munden në Miami 113-104. Heat-sat bëjnë një paraqitje të shkëlqyer në pjesën e dytë (69-53), duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë (51-44 në favor të miqve). Ky sukses e ka një protagonist: Caleb Martin, që shënon 28 pikë. Ndërsa 22 pikët dhe 13 asist e Lowry bëjnë diferencën në një sfidë ku Miami, nuk i lë shumë hapësira Antetokounmpos, që ndalet në vetëm 15 pikë. Milwaukee pëson humbjen e 10-të në kampionat, por gjithsesi ruan vendin e tretë në renditje.

Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 104-94

HOUSTON ROCKETS-BROOKLYN NETS 114-104

MIAMI HEAT-MILWAUKEE BUCKS 113-104

CLEVELAND CAVALIERS-CHICAGO BULLS 115-92

NEW ORLEANS PELICANS-DENVER NUGGETS 114-120 (pas kohës shtesë)

LOS ANGELES CLIPPERS-BOSTON CELTICS 114-111

MEMPHIS GRIZZLIES-DALLAS MAVERICKS 96-104

DETROIT PISTONS-WASHINGTON WIZARDS 116-119 (pas kohës shtesë)

CHARLOTTE HORNETS-PHILADELPHIA 76ERS 106-110

INDIANA PACERS-NEW YORK KNICKS 122-102

TORONTO RAPTORS-OKLAHOMA CITY THUNDER 109-110

MINNESOTA TIMBERWOLVES-UTAH JAZZ 104-136

SACRAMENTO KINGS-ORLANDO MAGIC 142-130