Tolaj: Lajmi i mirë, fillimi i vaksinimit me dozën e tretë anti Covid19
BKT
Lajme

Tolaj: Lajmi i mirë, fillimi i vaksinimit me dozën e tretë anti Covid19

Nga sot, në vend ka filluar me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Infektologu Ilir Tolaj, tha se është lajm i mirë që ka filluar vaksinimi i me dozën e tretë.

“Është mirë që ka rritje të vetëdijesimit për ta marrë dozën e tretë të vaksinës”, tha ai sot në lajmet e orës 13:00, në RTK.

Sipas tij qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga marrja e vaksinës. “Vaksinat janë arritje e madhe e njerëzimit, ato janë mjeti më i fuqishëm për tu mbrojtur nga pandemitë, pra ato krijojnë imunitet të lartë”, tha ai.

Tolaj vlerësoi se Kosova qëndron shumë më mirë, në krahasim me vendet e tjera.


MË SHUME NGA Lajme