Kimmich mbyll vitin, rikthehet në fushë në janar të 2022
Bayerni i Mynihut duhet të bëjë pa ndihmën e Joshua Kimmich deri në përfundim të këtij viti kalendarik.
Mesfushori gjerman ka probleme fizike dhe si pasojë do të mungojë në ndeshjet e fundit të vitit 2021 dhe do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Julian Nagelsmann janarin e ardhshëm.
Kimmich ishte në izolim, pasi kishte qenë në kontakt me një pozitiv me covid, ndërsa tashmë janë problemet fizike ato që e lënë jashtë fushës së blertë.
“Jam i lumtur që ka përfunduar vet izolimi i shkaktuar nga coronavirusi. Jam mirë, por nuk arrij dot që të stërvitem 100% për shkak të një shqetësimi të lehtë në mushkëri. Do të vazhdoj rehabilitimin dhe mezi pres që të rikthehem në fushë në formën optimale në janar”, ka thënë mesfushori për mediat zyrtare të Bayernit.
Përveç fjalëve të lojtarit, është vetë klubi që me një njoftim zyrtar konfirmon ndeshjet që do të mungojë mesfushori. Joshua Kimmich nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Julian Nagelsmann për tre ndeshjet e ardhshme kundër Mainz, Wolfsburg dhe Stuttgart.























