Dezinformatat pro-Kremlinit po fshehin synimin e Rusisë pranë Ukrainës
Gjatë dy muajve të fundit, shumë media të besuara raportuan se Rusia ka vendosur rreth 90 mijë trupa ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.
Megjithatë një lëvizje e tillë nuk është e padëgjuar mëparë. Të gjithë mund të kujtojmë veprimin e ngjashëm që ndodhi në prill të vitit të kaluar, por, kësaj radhe retorika zyrtare për mediet pro-Kremlinit e bëjnë situatën më shqetësuese si nga këndvështrimi ukrainas ashtu edhe nga ai perëndimor.
Pavarësisht provave të disponueshme nga burime të besueshme, mediet pro-Kremlinit kanë mohuar ekzistencën e çdo dislokimi dhe kanë vazhduar të përhapin dezinformata rreth motiveve të tyre për mbrojtje dhe provokimeve të NATO-s, shkruan EU vsDisinfo.
Nëse do të ketë dislokime ushtarake, sipas pikëpamjes së medieve pro-Kremlinit, kjo është për shkak të njëagresioni që pritet nga një Ukrainë e dominuar nga neonazistët, të cilët sipas tyre janë trajnuar nga vendet perëndimore.
Narrativat shekullore dezinformuese nga mediet pro-Kremlinit për një tradhti të supozuar në lidhje me zgjerimin e NATO-s drejt vendeve të Evropës Lindore, Rusia shfaqet vitimë e të ashtuquajturës retorikë "anti-ruse".
Bisedimet për "sferën e ndikimit" dhe "sovranitetin e kufizuar të kombeve" për të vendosur për të ardhmen dhe fatin e tyre, janë një tjetër tregues i dështimit dhe paaftësisë së Kremlinit për ta parë historinë ashtu siç është në të vërtetë dhe për të nxjerrë konkluzionet e nevojshme. Pra, ata përsërisin gabimet e tyre të vjetra.
Një rivlerësim për të kaluarën mund të fillojë, për shembull, nga Kremlini duke riafirmuar angazhimin rus për të "respektuar pavarësinë dhe sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës" dhe "të përmbahet nga kërcënimi ose përdorimi i forcës" kundër Ukrainës.























