Hipokrizia (rrjedhë nga hipokracia) e doktorit
Sharr Travel

Hipokrizia (rrjedhë nga hipokracia) e doktorit

Zoti-doktori

Shkruan: Ballsor Hoxha


Maska të hedhura trotuareve, dezinfektues në mes bukës e cigareve, viruse në kafshë, në foshnje, në pleq, dhe doktorë, doktorë gjithkah dhe mbi çdo gjë!

Kur i vëzhgojmë të gjitha këto, rekuizita dhe pajisje, që po i mbajmë, ne njerëzit, ndanë doktorit, ngjanë sikur të gjithë jemi izoluar brenda një salle gjigante të operacionit. Brenda një kirurgjie: duart e pastruara, maskat izoluese, “për të mbrojtur tjetrin”, spastrimi i rrugëve nga njeriu, etj, kjo është identike me sallat e operacioneve kirurgjike!

Por, ka një paradoks, apori, këtu: kush është pacienti? Ai që po – doktorizohet -, apo ai që është i sëmurë?

Nëse njerëzimi janë sëmurë, janë të gjithë brenda një pandemie, nëse të gjithë jemi njerëz, ku janë doktorët? Apo, a ka dallim mes – doktorëve – dhe njerëzve? Apo, cilët janë të sëmurët?

Një – doktor – pyeste pacientin e tij: çka nëse unë sëmurem, kush do të kujdeset për ty, i thoshte pacientit!!

Të gjithë e dimë, për shkak të doktorit, dhe edhe spitaleve, kanë mbetur fëmijë të verbër. 

Apo gjyshja ime, derisa spitali famëkeq i Prishtinës ishte nën udhëheqjen e një prej doktorëve më të zëshëm anti-korrupsionsot, nuk mund të operohej nga kanceri, për dy javë rresht! 

Ku janë këta? Apo, thënë më saktë: kush është i sëmurë këtu? Kush dha përgjegjësi për këta, e këto, tërë këto vite? Apo, për ta universalizuar: çka ka bërë mjekësia tërë kohën e pandemisë, përpos që ka – deal -, shënjtëru, dhe rikthy banalitete, e pandihmëshmërinë e saj. Saktësisht në Paracetamol! Një pandemi globale, një rrezik për tërë njerëzimin, i kaluar me paracetamol, dhe mos të harrojmë, maskat kirurgjikale dhe orët policore!

Kur do ta dalim nga kjo sallë! Operacioni dhe kirurgjie të dështuar? Apo, nuk mund të dalim jashtë saj, derisa, Corona, nuk kalon edhe në peshq e në kërmij, ne jemi të humbur në këtë sallë çnjerëzore. Të ftohët, të zbrazët, e të pa njerëzi!!

Sigurisht, saktësisht, ne nuk mund të dalim, kurrë nuk do ta dalim nga salla e – doktorit – sepse, vetë doktori, nuk do dhe as nuk di si ta dalë nga kjo! Apo, thënë saktë – doktori – e ka vendin e tij/saj, aty. Në sallën e operacionit! Por, në tërë atë që ka mësuar njerëzimi, në vend se të ‘eksperimentohet’ me njeriun, e qoftë me minj, pse nuk shtrihet, ai/ajo, në këtë shtrat të tavolinës së njerëzimit!

II

Ismail Kadare, shih, shumë qartë, thjeshtë e tejet bukur e shpjegon problemin e zotit! Nuk mund ta bartësh në shpinë. Është peshë tejet e rëndë, e madhe – gjigante dhe e pabartshme. Apo, në këtë, sido që ndahet e zotshmja, ajo dehë njeriun, nga këto veti e përgjegjësi, e kalon në Islam e në profetë, e profeci, që më nuk mund të shohin njeriun, as të sëmurë dhe as duke vdekur, i cili është duke u mbytur në paracetamol, përpos zotit në të cilin kanë -kaluar vetë!

Doktori – është zot! Sot, dhe një kohë të gjatë (sidomos prej se u zbulua – vdekja, prej Platonit e Sokratit, e kjo përballë Eskilit, siç e njohim nga Kadare, është gjithherë e vonuar!) – doktori – në ftohtësinë e të bardhës së uniformës së tij, në ftohtësinë që të ngjallë vdekjen, të mureve të sallës kirurgjike, nuk e njeh jetën. Jetën njerëzore!

Doktori – atje lart ku ka mbetur, është izoluar, në ftohtësinë e vdekjeve të njerëzimit, në padijeninë e saj, në dështimin e tij/saj, është zoti! Por, është zot i pandjeshëm, i harruar në sallën e tij të operacionit! Në fund, është vetëm një dështak, që kurrë nuk e njohu jetën, e për këtë dhe -kaloi në eksplorues dhe eksploatues të trupit të njeriut!!