Ndeshje interesante në Premier Ligën angleze
BKT
Sport

Ndeshje interesante në Premier Ligën angleze

Ndeshje interesante në Premier Ligën angleze Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 15 të sezonit 2021/22.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes kampionit aktual Manchester City dhe skuadrës së Wolverhampton e cila zhvillohet nga ora 13:30, përcjell KosovaPress. Ndërsa, i gjithë fokusi sot do të jetë te ndeshja mes Liverpoolit dhe Aston Villas, ku legjenda e “Të Kuqve” rikthehet për herë të parë në “Anfield Road” në rolin e trajnerit të mysafirëve. Me fillim nga ora 16:00 Liverpooli pret në shtëpi skuadrën e Aston Villas, ku skuadra e Jurgen Klopp do të kërkojë me çdo kusht pikët e plota për ta vazhduar garën drejt titullit të Premier Ligës. Programin e plotë të ndeshjeve të Premier Ligës angleze e gjeni më poshtë. 13:30 Manchester City – Wolverhampton (Stadiumi Etihad) 16:00 Arsenal – Southampton (Stadiumi Emirates) 16:00 Chelsea – Leeds United (Stadiumi Stamford Bridge) 16:00 Liverpool – Aston Villa (Stadiumi Anfield Road) 18:30 Norwich City – Manchester United (Stadiumi Carrow Road).