Vela: Serbia përkrah Rusisë kundër rezolutës së OKB-së
BKT
Lajme

Vela: Serbia përkrah Rusisë kundër rezolutës së OKB-së

Me 62 vota për, 22 kundër dhe 55 vota abstenim Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën "Problemi i militarizimit të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopol, Ukrainë, si dhe pjesëve të Detit të Zi dhe Detit Azov".

Rezoluta i kërkon Federatës Ruse, si pushtuese, të tërheqë menjëherë dhe pa kushte forcat e saj të armatosura nga Krimea dhe të pezullojë pushtimin e Ukrainës.

Votimin e kësaj rezolute e ka përkrahur edhe Serbia, gjë që ka bërë të reagojë nëTwitter edhe shefi i personelit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Sipas Velës, Serbia i ka mbajtur edhe një herë anën e Rusisë gjatë votimit të kësaj rezolute.

“Serbia ka mbajtur edhe një herë anën e Rusisë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për militarizimin e Republikës Autonome të Krimesë dhe Sevastopol, Ukrainë, si dhe pjesë të Detit të Zi dhe Detit Azov të militarizuara nga Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës”, ka reaguar Vela.

Dokumenti në fjalë u mbështet nga të gjitha vendet demokratike dhe tradicionalisht u kundërshtua nga Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kina, Kuba, Irani, Mianmari, Siria, Venezuela, Zimbabve.

Po ashtu, rezoluta u bën thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të specializuara që të përmbahen nga çdo vizitë në Krime që nuk është në pajtim me Ukrainën.


MË SHUME NGA Lajme