10 raste të reja me COVID-19
10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus.
Raporti i plotë:
11 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
Në total numri i rasteve aktive është 324.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!























