Filmi “Quo vadis, Aida?”, më i miri në Evropë
BKT
Kulturë

Filmi “Quo vadis, Aida?”, më i miri në Evropë

Filmi “Quo vadis, Aida?”, i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, është shpallur filmi më i mirë evropian për vitin 2021. Filmi u shpërblye në ndarjen e 34-të, të shpërblimeve për filmin më të mirë në Evropë, ngjarje e cila u moderua nga Berlini.

Zhbaniq po ashtu u shpërblye në kategorinë e regjisë më të mirë, derisa aktorja kryesore në filmin i cili flet rreth gjenocidit në Srebrenicë të kryer në verën e vitit 1995, Jasna Gjuriçiq u shpall aktorja më e mirë.

“Kemi përgjegjësi që publikut t’ia ofrojmë të vërteten, ndoshta është e vërtetë e rëndë, nuk është profitabile, por duhet të kemi tregime komplekse më mënyrë që publiku ynë të jetë i gatshëm për kohëra komplekse që tashmë filluan”, deklaroi gjatë një adresimi online, regjisorja Zhbaniq.


MË SHUME NGA Kulturë