15:06 / 12.12.2021
Shtatë raste të reja me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.
“Deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.011 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.892. Në total numri i rasteve aktive është 321”, thuhet në njoftim.























