Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Ibadete Krasniqi, drejtoreshë e Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, në lidhje të drejtpërdrejt, do të flas për interesimin për fëmijët e braktisur dhe pa strehim.

Marigona Bekteshi, regjisore, flet për pjesëmarrjen e Kosovës në festivalin në Belgjikë, me shfaqjen "Mbretëresha Pa Kurorë".

Në lidhje të drejtpërdrejt, Sebahate Hajdini Beqiri, drejtoreshë e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, do të flas për kartolinat festive nga personat me sindromën down.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme