Nadali: Ronaldo është futbollisti më i mirë
BKT
Sport

Nadali: Ronaldo është futbollisti më i mirë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është një i pasionuar pas sportit dhe tifoz i skuadrës së Real Madrid.

Në një intervistë për mediat e vendit të tij ai ka zbuluar se cili është futbollisti i tij i preferuar.

Në majë të listës nuk është as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por ish-futbollisti brazilian Ronaldo (fenomeni).

“Jam rritur duke parë duke luajtur Ronaldon. Gjithnjë e kam admiruar lojën dhe sjelljen e tij dhe kam shkuar disa herë për ta parë duke luajtur në stadium. Për mua mbetet lojtari i preferuar”, ka thënë Nadal.