10:25 / 14.12.2021
Duel Barça-Atletico për mbrojtësin e Chelsea-t
Do të ketë një duel spanjoll Barcelona – Atletico Madridit për shërbimet e mbrojtësit të Chelsea-t, César Azpilicueta.
“The Guardian” kujton se bardhekuqtë interesohen për spanjollin për të zëvendësuar Kieran Trippier, i cili synon të të kthehet në Premier League.
Për mbrojtësin e krahut u interesua gjatë verës edhe Manchester United, por ende nuk ka ndonjë sinjalizim se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë interes për 32-vjeçarin.
Nëse Chelsea nuk nxiton t’i rinovojë kontratës apo të shesë në janar, do të humbasë me parametër zero në fund të sezonit.























