10:42 / 14.12.2021
Manchester United merr vendimin për largimin e Cavanit
Manchester United është i gatshëm të lërë Edinson Cavanin të largohet nga klubi mes interesimit nga Barcelona, thonë raportet. Ndërkombëtari i Uruguait është një figurë e njohur në Old Trafford.
Por dëmtimet dhe kthimi në shtëpi i Cristiano Ronaldos, e kanë penguar atë të luajë gjatë sezonit të tij të dytë në klub.
Barcelona prej kohësh kërkonte alternativa për sulmin dhe pensionimi i Agueros tashmë e ka kthyer në detyrim.
Sport thotë se Man.United janë të gatshëm të lënë Cavanin të largohet, por Barcelona mbetet e shqetësuar vetëm për një gjë, dëmtimet e sulmuesit. Një nënshkrim i gabuar sërish do të ishte i papërballueshëm për katalanasit.























